FC Liria: Nga dështimi në dështim, nga zhgënjimi në zhgënjim
FC Liria, nga një lule me aromë zambaku u shëndrua në ale me erë kapsllaku.
Shkruan: Luzlim Ibri
Klub emblematik, deri para pak kohe klub publik. Sot klub privat, çopark e çallapatak!
Sa interesim i madh i qytetarëve kur klubi “Liria” u privatizua. U gëzuan dhe menduan se më në fund klubi do të ketë një rrjedhë të mbarë!
Po ja që nuk doli ashtu. “Zotnia” R. Kiqe nga Gjermania me akraballak, me turr të paparë, me çdo kusht dëshironte ta merrte klubin në pronësi.
E për me e marrë, nuk kishte lënë marifet pa përdorur. Doli se paska gënjyer dhe i paska mashtruar të gjithë.
Tani kur prej tij kërkohet llogari, kur kërkohet përgjegjësi, dhe të përmbushë premtimet, ai mendjen përpjetë, gojën vesh më vesh e veshtë në lesh, dhe “nuk i ha palla për kopalla”…!
Eh bre zotni “Me qenë lehtë me mbajtë shptëpi, Kola im kishte me i mbajtë tri”…
- A je ti mor zotni, ai që thoshe se unë “Lirisë” do t’ia kthej namin
- A je ti mor zotni, ai që thoshe se ata para teje nuk kanë parë dhe nuk ditë si udhëhiqet klubi…?
- A je ti mor zotni, ai që thoshe se unë do të bëj investime të mëdha në klub?
- A je ti mor zotni, ai që me rrena e mashtrime e morre klubin?
- A je ti mor zotni, që thoje se 2-3 vitet, sapo ta marr klubin, do të investoj miliona euro në klub?
- A je ti mor zotni, ai që thoje se nga klubi do të shisje lojtarë…?
- A je ti mor zotni, ai që hartove planin financiarë pa asnjë mbulesë, në stilin (shkruaj çka të duash dhe shëno sa të duash), se askush nuk kërkon llogari, se për këtë ishe kujdesur me kohë, që të mos kërkonin asgjë…?
- A je ti mor zotni, ai që thoshe se në klub do ti angazhoje ekspertët më të mirë, se do të sillje lojtarë e trajnerë të njohur nga jashtë…?
- A je ti mor zotni, ai që kërkove nga kuvendarët e klubit, pëlqimin e tyre vetëm që të realizoje interesin personal?
- A je ti mor zotni, ai që thoshe se do të formoj Akademi…?
- A je ti mor zotni, ai që thoshe e çfarë nuk thoshe se kështu si është më nuk bën, se ti do të na trgoje si duhet e si bënë…. E ti me akraballak, na ke treguar vërtetë, si udhëhiqet klubi…
Për besë me të ardhë keq ku ndodhet “Liria” sot. Ajo ka hyrë në një çorrsokak dhe është zhytur thellë në një batak, nga ku vështirë se do të dal.
Kanë pas thënë dikur mor mik, premtimi i madh të qoroditë.
Me shpresë se ditë të mira do të vinë, dhe se ke për të reflektuar, ju përshëndesim!