Fejzë Kabashi: AMF-të jashtë funksionit, me qeverisjen e LDK-së dhe kryetar Driton Selmanaj do të funksionalizohen
Fejze Kabashi në pjesën e tretë të shkrimit mbi Ambulantat e Mjekësisë Familjare thotë se AMF në komunën tonë ose janë jashtë funksionit të tyre ose shërbejnë me ditë të caktuara. Me qeverisjen e LDK-së dhe kryetar Driton Selmanaj, AMF-të në Komunën e Prizrenit do të #funksionalizohen e do të ofrojnë çdo ditë shërbime të mjekësisë familjare dhe infermierike Thotë Fejzë Kabashi kandaitat ër Kuvendin Komunal nga Lista e LDK-së me numër 20.
Postimi i plotë:
AMF-të në komunën tonë ose janë jashtë funksionit të tyre ose shërbejnë me ditë të caktuara.
Në fotografi është ambulanta e fshatit #Lugishtë e Hasit, fshat ky me rreth 3.000 banorë. Ambulantë jofunksionale që tetë vite; rrena, mashtrime e popullizëm që katër vite rresht.
Me qeverisjen e LDK-së dhe kryetar Driton Selmanaj, AMF-të në Komunën e Prizrenit do të #funksionalizohen e do të ofrojnë çdo ditë shërbime të mjekësisë familjare dhe infermierike.
Përveç kësaj, rëndësi e veçantë do t’i kushtohet vendbanimeve me pozitë gjeografike të largët e me banorë në moshë të shtyer siç për shembull është fshati #Zym i Hasit.
Shërbim shëndetësor për të gjithë, faqebardhë para çdonjërit.
#LDK 113 ✅️
Driton Selmanaj Kryetar ✅️
Dr.Fejzë Kabashi 2️⃣0️⃣✔️ Kuvendar
