Fejzë Kabashi del me një sqarim: Me qeverisjen e Driton Selmanajt QMF do të kthehen në rolin e tyre bazë
Kandidati i LDK-së Për asmableistë me numër 20 nga rradhët e LDK-së Fejzë Kabashi thotë se “QMF-të në Komunën e Prizrenit (të cilat tani po e luajnë rolin e AMF-ve), me qeverisjen e LDK-së në krye me Driton Selmanaj, do të kthehen në rolin e tyre bazë, me ç’rast do të shërbejnë me dy ndërrime në shërbimet e mjekësisë familjare, stomatologjisë, laboratorike si dhe aftësimi e krijimi i të gjitha kushteve për shërbime shtesë si: pediatrike, gjinekologjike dhe interniste”.
Postimi i plotë:
Sqarim:
QMF = Qendra e mjekësisë familjare
AMF = Ambullanta e mjekësisë familjare
QMF-të në Komunën e Prizrenit (të cilat tani po e luajnë rolin e AMF-ve), me qeverisjen e LDK-së në krye me Driton Selmanaj, do të kthehen në rolin e tyre bazë, me ç’rast do të shërbejnë me dy ndërrime në shërbimet e mjekësisë familjare, stomatologjisë, laboratorike si dhe aftësimi e krijimi i të gjitha kushteve për shërbime shtesë si: pediatrike, gjinekologjike dhe interniste.
Është e domosdoshme të kemi kujdestari njëzet e katër orë në QMF-të: Romajë, Gjonaj, Zhur, Reçan, Korishë dhe Piranë.
Pra, shëndetësi me qendra të mjekësisë familjare funksionale në gjithë Komunën e Prizrenit, duke planifikuar e siguruar rritjen e stafit dhe hapsirave adekuate për shërbime.
Rikujtoj: Staf të mjaftueshëm e me përgjegjësi, shërbime cilësore.
#LDK 113
Driton Selmanaj Kryetar
Dr. Fejzë Kabashi kuvendar
