Fejzë Kabashi: Marrëveshje për Donacione me qeverisjen e Komunës nga LDK do të ketë trajtim të veçantë

Fejzë Kabashi kandidat për Kuvendin Komunal në listën e LDK-së me numër 20 thotë se “Me qeverisjen e Komunës nga LDK, ky sektor do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte dhe marrëveshje bashkëpunimi me donatorë e shoqata bamirëse, nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë”.

Postimi i plotë:

Me qeverisjen e Komunës nga LDK, ky sektor do të ketë trajtim të veçantë, programe/projekte dhe marrëveshje bashkëpunimi me donatorë e shoqata bamirëse, nga të cilat do të fitojnë direkt familjet në nevojë.

Përgjatë viteve 2018-2019 kur unë kam menaxhuar me këtë sektor, vetëm në programin “Ndërtimi i shtëpive për familje skamnore”, kemi bërë marrëveshje qindra mijëra euro me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit” nga e cila marrëveshje familjet skamnore kanë përfituar direkt.

🟢Janë fituar 750.000€ ( shtatëqind e pesëdhjetë mijë euro ).

🟢Janë ndërtuar komplet edhe të mobiluara 50 ( pesëdhjetë ) shtëpi🏠

🟩Me LDK në pushtet, në katër vitet e ardhme do të punojmë që të sigurohen marrëveshje të tilla, përmes të cilave do të përfitonin #qindra familje në nevojë 🙏

⛔️Mos aftësia e qeverisjes lokale aktuale për bashkëpunime të tilla nuk falet. Më shumë se kaq, ajo duhet dhe meriton të ndëshkohet.

Prandaj, të dashur qytetarë të komunës sonë; përkrahja për Driton Selmanaj kryetar të komunës është më se e nevojshme, është tashmë e domosdoshme.

Zëri e puna ime në katër vitet e qeverisjes së LDK-së janë vetë kërkesat e qytetarëve të komunës sonë.

LDK 113 ✔️

Dr. Fejzë Kabashi 2️⃣0️⃣✔️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *