Fejzë Kabashi, njeriu me zemër të madhe, garon për Kuvendin Komunal të Prizrenit

Qytetarët e Prizrenit, Fejzë Kabashin e njohin si njeriun me zemër të madhe, që i ndihmon familjet në nevojë. Edhe sot e kësaj dite, njerëz që kanë mundësi dhe mërgimtarë të shumtë, të cilët me ndjenjën e humanitetit, deshirojnë të ndihmojnë familje të ndryshme në nevojë e kontaktojnë Fejzë Kabashin, ia dorëzojnë mjetet…dhe pjesa tjetër e mbetet atij… Ka informacione për familjet që ditët i kalojnë vështirë dhe kanë nevoja të përditshme.

Në vitin 2018 Fejzë Kabashi ka qenë në krye të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqie Sociale. Si drejtor për dy vite, punën e ka kryer e përpikemëri, sipas kritereve të përcaktuara. Nuk ka pasur kusht tjetër për tu ndihmuar familjet, me ndihma ushqimore apo në ndërtimin e shtëpive. Ai i ka informacionet për familjet në nevojë.

Sa i përket ndërtimit të shtëpive periudha sa ka qenë ai drejtor është e paaritshme nga pasardhësit e tij.

Mbi 400 raste kanë përfituar nga ndihma e Komunës së Prizrenit përkatësisht drejtoria që e ka udhëhequr ai në ndërtim të kulmeve, shtëpive…

I ka ndihmuar shoqatat që përkujdesen për rastet sociale…ka bërë shumë punë, të cilat janë të evidentuara.

Kushë është në të vërtetë Fejzë Kabashi.

Është stomatologu nga Hasi i angazhuar për shumë vite në LDK, të cilës i qëndroi përgjitmonë besnik. Është aktiv në jetën politike prandaj në zgjedhjet lokale ka vendosur të garoj për një vend në Kuvendin Komunal.

Në listën e LDK-së, me numrin 20 e kërkon votën e qytetarëve për të qenë zë i tyre, për të qenë adresa e zgjidhjes së problemeve. Për të qenë zëri që i mungon skenës sonë politike, i drejtë e i sinqertë, virtyte këto që vështirë gjenden në politikë.

Përveç profesionit si mjek stomatolog, Kabashi ka botuar një libër dhe ka në dorëshkrim shkrime të tjera që pritet të publikohen.

Biografia e Fejzë Kabashit

Fejzë (Tahir) Kabashi u lind më 18. 3. 1978 në fshatin Kabash të Hasit – komuna e Prizrenit. Shkollën fillore e përfundoi në vitin 1993, në paralelen e ndarë “Bajram Curri” – Kushnin – Kabash, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi” në Gjakovë, në vitin 1997.

Shkollimin e vazhdoi, fillimisht, në Fakultetin e Shkencave Matematikonatyrore – drejtimi Biologji në Universitetin e Prishtinës, pasi nuk kishte arritur që të aplikojë për studime në Fakultetin e Mjekësisë. Në vitin akademik 1998/99 regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë – drejtimi Stomatologji, në Universitetin e Prishtinës.

Gjatë gjithë shkollimit ishte aktivist i dalluar në përkrahjen e çështjeve të nxënësve dhe të studentëve. Njihet për themelimin e organizatës së parë studentore ORS-UP-së (Organizata e Re Studentore), në vitin 2004/05, krahas Unionit të Pavarur, që ekzistonte si organizim studentor. Nga kjo buroi edhe pluralizmi organizativ studentor në UP, ku më vonë u themelua Parlamenti Studentor, që është aktiv edhe sot.

Në zgjedhjet e para parlamentare, që organizuan studentët, përmes ORS-UP-së, u zgjodh përfaqësues i studentëve të Fakultetit të Mjekësisë në Këshillin Mësimor Shkencor të Fakultetit. Përveç literaturës së kërkuar për programin e studimeve, lexoi edhe shumë libra të zhanreve të ndryshme, nga i rrjedh edhe dëshira për t’u marrë me shkrime.

Pas diplomimit (nga viti 2011 punon doktor i stomatologjisë në ordinancën private në fshatin Romajë të Hasit. Punën e doktorit të stomatologjisë vazhdon ta ushtrojë edhe sot.

Dr. Fejzë (Tahir) Kabashi është anëtar i LDK-së.

Në vitin 2006 së bashku me anëtarë të tjerë të kësaj partie, aktivin e LDK-së në fshat e shndërron në nëndegë të Degës të Lidhjes Demokratike të Prizrenit. Është anëtar i kuvendit të degës së LDK në Prizren. Në vitin 2015 bëhet edhe anëtar i kryesisë së kësaj partie.

Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të vitit 2017 dhe pas lidhjes së koalicionit për bashkëqeverisje në Prizren, nga 16.1.2018 deri në qershor 2020, kreu me shumë sukses funksionin e Drejtorit të Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *