Filloi ndërtimi i QMF-së në fshatin Korishë
rejtoria e Shëndetësisë në Prizren sot ka filluar realizimin e projektit të ndërtimit të QMF-së në fshatin Korishë.
Kjo u bë e ditur në një publikim në faqen zyrtare të komunës së Prizrenit.
Njoftimi i plotë:
Me përkrahje të Kryetarit Shaqir Totaj, Drejtoria Komunale e Shëndetësisë filloi sot realizimin e projektit të ndërtimit të QMF-së në fshatin Korishë, e cila të jetë njëra ndër më modernet në Komunën e Prizrenit dhe do të ofrohen shërbime cilësore shëndetësore për banorët e Korishës dhe fshatrave përreth.
QMF të këtilla do të realizohen edhe në të ardhmen, në zona të tjera, që qytetarët t’i gëzojnë në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.