Fluks në Morinë, qytetarët nga Kosova “dynden” drejt bregdeteve shqiptare

Si çdo vit mijëra qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet.

Vetëm këtë fundjavë nga pika kufitare e Morinës kanë hyrë më shumë se 16 mijë qytetarë dhe 9200 automjete.

Në pikën kufitare të Morinës prej 1 qershorit po zbatohet procedura e kalimit pa kontrolle në kufi, sipas marrëveshjes ndërqeveritare të vitit te kaluar. Ndërsa në afërsi të doganës kosovare të Vërmicës, nuk pati kamionë të shumtë me targa serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *