Fotografia e “turpit” të të gjitha partive politike në Prizren
Pa asnjë transparencë, kuvendarët kanë udhëtuar sot për një “pushim” disa ditor në Tiranë. Me paratë e taksapaguesve!
Ku kanë shkuar, për çka veç ata e dinë.
Krejt bashkë, bile edhe kryetari Shaqir Totaj e drejtori i Inspektortave Islam Ukimeri dhe Shefi i kabinetit të kryetarit…
Edhe kuvendarët e Vetëvendsojes, të LDK-së, AAK-së, PDK-së e të listës Guxo… të gjithë pa përjashtim…
Zgërdhihen në foto…
Zgërdhihen për inat të atyre që s’kanë dru në Prizren (rastet sociale)…
Zgërdhihen se s’po u punojnë semaforët në Prizren (po ndalet rryma e s’po punojnë)…
Zgërdhihen se po iu dështon tenderi i shënjëzimit…(sepse ai që e ka fitu s’po lajmërohet…)
Zgërdhihen…
Qytetari në mes shikon i hutuar…
Pyetet a ua dhamë votën për më u zgërdhi…/Prizreni Sot