Fushata “ Gjithpërfshirje” shënon muajin Tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down
Shoqata Down Syndrome Kosova dhe IPKO Foundation nesër, më 19 Tetor, në Prizren do ta shënojnë Tetorin si muaji të ndërgjegjësimit për personat me sindromën Down.
Fushata do të realizohet nga grupi avokues i të rinjëve me sindromën Down, të cilët do të udhëtojnë gjatë muajit tetor në shtatë [7] qendrat më të mëdha të Kosovës për të avokuar për nevojat dhe të drejtat e komunitetit.
Aktivitete si këto do t’i shërbejnë kauzës që përçon fushata vetëdijësuese për muajin e ndërgjegjësimit për sindromën Down. Gjithashtu, aktiviteti do t’i kontribuojë ngritjes së vetëdijës dhe prioritizimit të personave me sindromën Down, nisur edhe nga fakti që Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuara.
Fushata avokuese dhe aktivitetet për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë mbështeten nga agjensitë e UN në Kosovë @UNKT, @UNDP, @UNFPA, @UNICEF, @UN Ëomen.
Faleminderit që mbështetni gjithmonë aktivitetet e Shoqatës Down Syndrome Kosova, ju ftojmë të na bashkoheni në ngjarjen e radhës.
Shoqata Down Syndrome Kosova dhe Organizata IPKO Foundation kanë kënaqësinë që t’ju ftoj të na bashkoheni në aktivitetin e fushatës “ Gjithpërfshirje” për të shënuar muajin Tetor si muaji i ndërgjegjësimit për sindromën Down.
Data: 19 Tetor, 2022
Dita: E mërkurë
Ora: 11:30
Vendi: Shadërvan, Prizren