Kujtim Gashi, shpalos videon ku i kërkonte Qeverisë të ndihmojë bujqit kosovarë pas vërshimeve

Ish-ministri Kulturës Kujtim Gashi, kandidat i PDK-së për deputet në  zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa ishte pjesë e legjislaturës së kaluar para deputetëve pati kërkuar nga Qeveria e Hotit, që të alokoheshin fonde për komunat, të cilat ishin të prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut të muajve të fundit.

Gashi ka theksuar se komuna të tëra të Kosovës si Dragashi, Prizreni, Rahoveci e Suhareka, janë dëmtuar shumë si pasojë e këtyre vërshimeve, duke shtuar se bujqësia si degë kryesore në këto qytete, është dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

Ai në fjalimin e tij para deputetëve, ka thënë se pandemia ka rënduar punën dhe jetën e këtyre qytetarëve, të cilët edhe më parë kishin pasur probleme për të shitur produktet e tyre në tregun kosovar.

Më poshtë mund ta ndiqni adresimin e Gashit në Kuvendin e Kosovës:

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FKujtimGashiOfficial%2Fvideos%2F238101484577726%2F&show_text=false&width=560

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *