Gjendet e vdekur një grua në Suharekë
Një grua është gjetur e vdekur të enjten në banesën e saj në Suharekë.
Siç njofton policia mjeket kujdestare e kanë konfirmuar vdekjen e saj dhe trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Është gjetur pa shenja jete në banesën e saj viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe emergjenca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Sipas mjekut trupi i pajetë nuk ka shenja të dhunës, dyshohet se vdekja ishte natyrore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.