Gjendet pa shenja jete në person në Prizren
Një person pa shenja është gjetur ditën e premte në Prizren.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina”.
“Policia ka pranuar një informatë nga urgjenca se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.
Rasti është duke u hetuar.