Goditet me makinë një këmbësor në Prizren
Një shtetas i Shqipërisë gjatë drejtimit të makinës, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë ka goditur një këmbësor në Prizren duke i shkaktuar lëndime trupore.
Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur më 14.03.2024.
Viktima fillimisht është dërguar në Spitalin e Prizrenit dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë.
Kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.