Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Suharekë, gjejnë derën hapur dhe vjedhin rreth 10 mijë euro cash
Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje. Kështu e ka pësuar edhe një familje në Savorcë të Suharekës, të dielën në orët e mbrëmjes. Vizita te fqinjët iu kushtoi familjes dhe kjo periudhë u shfrytëzua nga hajnat që i bënë qyl, duke vjedhur shumë të majme parash.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se ras5tin në Polici e ka denoncuar pronari i shtëpisë, i cili ka deklaruar se hajnat kanë vjedhur nga shtëpia e tij rreth 9500 euro para të gatshme e qindra euro franga e dollarë.
Pa forcë dhe krejtësisht të lehtë dyshohet se e patën hajnat këtë herë. Sipas deklaratës së pronarit, të dhënë para hetuesve policorë me rastin e denoncimit të rastit, kuptohet se të dyshuarit kanë depërtuar brenda shtëpisë përmes derës, e cila ka qenë e hapur, pasi familja ndodhej të fqinjët. vjedhur pothuajse nga secili shuma të mëdha parash.
Pas raportimit të rastit, njësitë policore iu janë përgjigjur rastit dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit janë iniciuar rastet si “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.