Hanefi Muharremi bartës i listës dhe shef i Shtabit zgjedhor të Degës së LDK-së në Prizren
Kryesia e Degës së LDK-së në Prizren, zgjodhi bartësin e listës Hanefi Muharremin edhe Shef të Shtabit Elektoral për zgjedhjet lokale të tetorit 2021.
Me një ekip profesionistësh të mirë e të dëshmuar në profesionet përkatëse, mbledhur rreth kandidatit për kryetar të Prizrenit, njeriut të dëshmuar në luftë dhe në paqe, Anton Quni, Shefi i Shtabit dhe Bartësi i Listës, Hanefi Muharremi, së bashku tashmë kanë filluar shpalosjen e platformës dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me qytetarët e komunës së Prizrenit.
Ndryshimi i pritur po vjen, për komunën dhe qytetarët e mirë prizrenas.