HAPEN PËR MEDIA SHE SHOQËRINË CIVILE MBLEDHJET E KRYETARIT TOTAJ ME KABINETIN E TIJ QEVERISËS, U DISKUTUAN SHUMË TEMA TË RËNDËSISHME
Nga kjo e martë, janë hapur media dhe shoqërinë civile, mbledhjet e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj, me drejtuesit e Drejtorive Komunale. Në këtë mbledhje, janë diskutuar shumë çështje në interes të qytetarëve.
Qeveria Totaj, nga kjo e martë ka hapur dyert për mediat dhe shoqërinë civile, të mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve. Zëdhënësja e komunës, Jona Hoxhaj, tha se në këtë takim drejtorët i kanë raportuar kryetarit Totaj për punën e dikasterëve.
Ndër çështje e diskutuara ka qenë përfundimi me kohë i rrugës unazore, ku punimet pritet të kryhen në fund të kësaj jave. Ajo më tej ka njoftuar se në takimin e sotëm me drejtorë nga kryetari Totaj, është njoftuar për përfundimin e obligimeve ligjore që ka komuna për çështjen e objektit në rrugën e tranzitit, ndërsa ka përfunduar edhe hartimi i rregullores për shfrytëzimin e hapësirave publike për të gjitha zonat e Prizrenit.
Në këtë takim, siç njoftoi zëdhënësja Hoxhaj, kryetari Totaj ka kërkuar angazhime në ngritjen e përqindjes së investimeve kapitale gjatë pjesës së mbetur të vitit, pasi deri më tani përqindja është e ulët.
Në këtë takim i cili për herë të parë është përcjellur nga mediat dhe shoqëria civile, kryetari Shaqir Totaj ka kërkuar nga kabineti i tij qeverisës rritje më të shtuar të performancës së angazhimeve./ Televizioni i Prizrenit