Hapet thirrja për aplikim për subvencionimin e izolimit të shtëpisë dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është hapur thirrja për aplikime për investime në efiçiencë të shtëpive.
Rizvanolli ka njoftuar se kush aplikon i pari shërbehet i pari dhe se nga tash do të mund të aplikoni për përkrahje financiare deri në 5,500€ , transmeton Telegrafi.
“Përkrahja financiare deri në 5,500 euro për të: izoluar shtëpitë e çatitë tuaja dhe për zëvendësuar dritaret e dyert e jashtme”.
Kriteret që duhet plotësuar:
-Aplikuesi të jetë qytetar i Republikës së Kosovës dhe të ketë dokument identifikimi valid të Republikës së Kosovës;
– Aplikuesi të jetë i regjistruar dhe i verifikuar në platformën eKosova – https://ekosova.rksgov.net/.
– Shtëpia të jetë e banuar dhe e lidhur me njërin nga distributorët operues energjetikë në Republikën e Kosovës;
-Konsumi/pagesa për energji elektike: 4a. 21 nga 24 muajt e fundit, shtëpia të ketë konsum të energjisë elektrike prej së paku 250 kWh (kilovat orë) për muaj4; 4b. Kriteri sipas pikës 4a. nuk vlen për konsumatorët e rinj, të regjistruar5 nga data 1 shkurt 2024.
Për konsumatorët e rinj kërkohet që të kenë një faturë të paguar të energjisë elektrike për së paku një muaj nga shkurti 2024 deri në momentin e aplikimit.
Për të kuptuar se a kualifikoheni, lexoni me kujdes thirrjen në: https://fkee-rks.net/thirrjet-publike/
Për të aplikuar vizitoni: www.ekosova.rks-gov.net
Këto masa implementohen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё, dhe përkrahen nga European Union in Kosovo.