Helmimet e shpeshta, IKSHPK del me apel: Mos hani ushqim kudo
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një njoftim lidhur me rastet e shpeshtuara të helimimit nga ushqimi.
IKSHPK ka bërë thirrje për kujdes gjatë gatimit, ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit, pasi që sipas tyre ‘qytetarë të pafajshëm për shkak të komsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital’.
Këto janë rekomandimet e IKSHPK’së:
Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi
Shmangia e konsumimit të mishit të papërpunuar termikisht.
Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, si majoneza, soset e ndryshme, etj
Konsumimi i qumështit të pasterizuar ose të zier.
Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier
Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm
Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.
Ruajtja e ushqimit të mbetur në frigorifer
Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet. Nuk duhet të ringrihet.
Duart duhet të lahen dhe thahen:
Para se të filloni të përgatisni ushqimin
Pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
Pas përdorimit të tualetit
Pasi të pastroni hundën
Pasi të prekni një kafshë
Pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.