I biri i dëshmorit refuzohet nga “Hidroregjioni jugor”: Më thanë se të mungon diploma e shkollës së mesme, unë ua dërgova të fakultetit
Florent Maqkaj, i biri i dëshmorit Selver Maqkaj, është refuzuar për pozitën e punës “inspektor-kontrollor” në KRU “Hidroregjioni jugor” në Prizren.
Maqkaj me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se nga kjo ndërmarrje ia kanë bërë të ditur se arsyeja e refuzimit ishte mungesa e dokumentacionit, gjegjësisht diploma e shkollës së mesme. Gjithsesi, ai thotë se ua kishte dërguar diplomën e fakultetit.
Postimi i plotë:
Hidroregjioni Jugor, paska marrë vendim që të ma refuzoj aplikimin për pozitën “inspektor-kontrollor” me arsyetimin “mungesë dokumentacioni – diplomën e shkollës së mesme” ndërsa unë ua kam dërgu diplomën e fakultetit.
Llogarite tash, një me shkollë të mesme vazhdon tutje, unë me fakultet refuzohem, rri rojtar, pse me kry fakultetin masnej rinia, kur nuk ju duhet gjo, krejt çka duhet në Kosovë është dikush i fortë që t’a ngat dorën, fatkeqësisht kjo praktikë po vazhdon.
Para zgjedhjeve gjith kan fut parashutista, prap njejt po vazhdojn, bravo, mbusheni qobana kompaninë se pak jeni.
Kom mendu që disa jan më të mirë por po e vërtetojn që jan “same shit, different asshole”
I baj thirje do kolegve, mule kallxoni shefave, se pale a pe shohin postimin, nashta e merrni naj plus, qysh keni bo gjith!
Pllus! E kan shkru që kandidati ka të drejt ankese brenda 3 ditëve, emaili ka ardh të Premten pasdite, k’ta nuk dinë qysh me u përgjigj as në ankesë, përqato bojn trika…
