I publikoi video një gruaje pa leje, arrestohet burri nga Prizren
Është arrestuar një burrë në Prizren pasi i njëjti i kishte publikuar video një gruaje pa lejen e saj.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Haxhi Zeka, Prizren /09.02.2024. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte publikuar video të viktimës femër kosovare pa lejen e saj. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.