I reagon kryeminsitrit Kurti, Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës
Reagim:
Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës, reagon ndaj deklaratës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se “shpëlarja e parave ndodhë nëpërmjet mafisë së ndërtimit”.
Shoqata, i bën thirrje kryeministrit që të mos ë njollose sektorin më të madh ekonomik në Kosovë, ndërmarrësit dhe as punëtorët të cilët me djersen e tyre tullë pas tulle ndërtojnë këtë vend dhe të ardhmen tonë.
Nëse, kryeministri Kurti i cili udhëheq gjithë vendin dhe të gjitha institucionet ka fakte për një gjë të tillë, atëherë le të urdhërojë hetime dhe të gjithë ata që janë të përfshirë t’i nxjerr para drejtësisë dhe jo të bëjë deklarata publike politike të cilat dëmtojnë këtë sektor vital të ekonomisë dhe shoqërisë.
I bëjmë thirrje po ashtu të gjithë subjekteve të përfshira në zgjedhje që të mos e përdorin emrin tonë për përfitime zgjedhore sepse ne jemi këtu dhe do të jemi edhe në të ardhmen pavarësisht ndërrimit të pushteteve.
Shoqata e Ndërmarrjeve Ndërtimore-OEK