I riu nga Prizreni sulmohet fizikisht posa del nga restoranti ku po mbahej semi-matura
Muaji maj dhe qershor në vendin tonë shënon përfundimin e shkollës fillore dhe asaj të mesme. Nxënësit e klasave të nënta dhe të atyre të dymbëdhjeta festojnë maturën në ambiente të ndryshme bashkë me stafin e shkollës. E këto ahengje jo gjithmonë përfundojnë pa telashe.
Një nxënës i klasës së nëntë në Prizren, posa ka përfunduar ndejën e semimaturës, është ballafaquar me një sulm fizik ndaj tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se posa ka dalë nga restoranti ku po mbahej eventi, një nxënës i cili është i një shkolle tjetër, e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.
I mituri ka marrë ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që në prezencë të prindit të tij ka dhënë dëshminë para organeve të hetuesisë.
I dyshuari është identifikuar, por ende nuk është arrestuar nga Policia.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.