I riu nga Prizreni tenton të bëjë vetëvrasje pas një mosmarrëveshje me të dashurën
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në një familje, në rrugën e Flamurit në Prizren, ku një 23-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke përdorur një sasi të domestosit.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktima u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit, pas tentimit për të bërë vetëvrasje.
Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe pasi një patrullë ka arritur në Emergjencë është marrë një deklaratë nga një familjar i viktimës.
Siç mësohet, i riu ka tentuar t’i jap fund jetës për shkak se ishte në gjendje të rëndë emocionale, si pasojë e një mosmarrëveshje me të dashurën e tij.
Lidhur me këtë ngjarje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “tentim vetëvrasje”.