Identifikohet dhe arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë në Prizren
Me datë 20 prill 2023, në polici është raportuar për një “Vjedhje të rëndë” në Prizren, konkretisht ankuesi raportoi se derisa ai ishte në darkë jashtë shtëpisë persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhë një makinë shpuese “Hilt”.
Hetuesit policor të Stacionit Policor në Prizren, kanë dal në vend ngjarje dhe rasti ka qenë në hetime.
Gjatë ditës së djeshme me datë 25 prill 2023, është identifikuar dhe më pas është arrestuar i dyshimti që e ka kryer vjedhjen në atë shtëpi .
Gjithashtu dyshohet se i njëjti mund të jete kryes i disa veprave të njëjta , ngase gjatë muajit shkurt të këtij viti në atë lagje janë kryer disa vjedhje në mënyrën e njëjtë.
I dyshimti pasi që është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe e ka pranuar veprën.
Me urdhër të prokurorit përgjegjës i dyshuari ndalohet në ndalim policor për 48 orë, thuhet në njoftimin e Policisë.