IHMK-ja paralajmëron rrëshqitje të dheut e vështirësi lokale të qarkullimit rrugor
IHMK-ja ka njoftuar se reshjet e shiut mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi lokale, si në funksionimin e sistemeve të kanalizimeve, dhe të ujërave atmosferike, vështirësi lokale të qarkullimit rrugor dhe rrëshqitje të dheut.
“Sipas llogaritjeve të IHMK (Sektori për hidrologji dhe prognoza hidrologjike), nga data 17 – 19 korrik 2021, pasi që pritet të ketë reshje të shiut me intervale të ndryshuara të cilat do të jenë të intensitetit të ulët deri mesatarisht të lartë por kryesisht të karakterit lokal, mund të jenë të shoqëruar me shtrëngata dhe herë pas here me shkarkime rrufesh dhe mundësi breshëri, të cilat mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi lokale, si në funksionimin e sistemeve të kanalizimeve, dhe të ujërave atmosferike, vështirësi lokale të qarkullimit rrugorë, rrëshqitje të dheut”, thuhet në njoftimin e tyre.
IHMK-ja ka njoftuar se nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore.
“Reshjet me intensitet më lartë në disa zona, mund të aktivizojnë rrjedhat e shpjeta me karakter malorë siç janë përrenjtë si dhe paraqitjen e vërshimeve të shpejta lokale.
Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrmetrike në Kosovë, nuk përshihet që të kenë lëkundje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore”.