IHMK paralajmëron vërshime në Rrafshin e Dukagjinit dhe në Pellgun e Ibrit

IHMK parasheh mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

Njoftimi:

Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jen me intenzitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vershimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.

Sasia dhe intentziteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.

Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve.

Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike.

Për më tepër, përcilleni linkun me të dhënat hidrometeorologjike, si dhe njoftimet e fundit:

http://ihmk-rks.net/?page=1,40,51

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *