IKShPK-ja për linë e majmunit: Po e përcjellim situatën, nuk ka vend për panik

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për kujdes pasi që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), të mërkurën e ka shpallur linë e majmunëve (Mpox) emergjencë globale për shëndetin publik.

IKShPK-ja njoftoi se po e përcjellin me vëmendje situatën në rajon, dhe kanë thënë se nuk ka vend për panik.

Në Kosovës sipas IKShPK-së nuk ka ende asnjë rast të paraqitur dhe që duhet pasur kujdes.

“MSh/IKSHPK njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se po e përcjell me vëmendje epidemiologjinë e mpox që nga paraqitja e rasteve të para sivjet në kontinentin e Afrikës. Në Republikën e Kosovës, nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë, sa i përket mpox dhe se nuk ka vend për panik, por për kujdes. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me OBSH-në dhe ECDC-në, për vlerësimin e rrezikshmërisë dhe rekomandimeve për masat që duhet ndërmarrë për sëmundjen në fjalë. Në laboratorët e IKShPK-së janë në dispozicion reagensët për testimin e rasteve të dyshimta! IKSHPK po monitoron situatën epidemiologjike në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe konform situatës epidemiologjike në rajon dhe në botë, do të dal me njoftime të reja.”, njofton IKShPK-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *