IKSHPK ka njoftuar se ka ndërprerë marrjen e mostrave për testim, për Covid-19 gjatë të dielave
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës ka njoftuar se kanë ndërprerë marrjen e mostrave për testim, për Covid-19 gjatë të dielave.
Kjo pasi sipas IKShPK-së situata epidemiologjike është përmirësuar dhe numri i rasteve pozitive me Covid-19 ka rënë.
Ndërkaq testimi për Covid-19 do të vazhdojë nga dita e hënë e deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00-14:00.
“Për shkak përmirësimit të theksuar të gjendjes epidemiologjike me SARS-CoV-2 në Kosovë, përkatësisht uljes së dukshme të rasteve me COVID 19 si dhe uljes të kërkesave për testim për SARS-CoV-2, IKSHPK njofton që pas një periudhe dy vjeçare të punës intenzive, ndërpen marrjen e mostrave dhe testimin për SARS-CoV-2 si dhe lëshimin e rezultateve të testimit gjatë të dielave. Qytetarët e Kosovës mund të testohen në IKSHPK për SARS-CoV-2 me RT PCR nga e hëna deri të shtunën gjatë orarit të punës 08:00 – 14:00”, thuhet në njoftim.