Ilir Baldedaj: Prizreni u qeverisë nga shefja e kabinetit jo nga turisti Myta
Puna e parë që bëri Mytaher Haskuka, ishte anulimi i tenderit të teleferikut, me pretekstin se nuk I plotësonte kriteret, kritere të cilat për 4 vjet kish mund ti harmonizonte, por nuk ishte këtu e keqja. E keqja sipas tij ishte se ky projekt ishte i Ramadan Mujës.
Shkruan: Ilir Baldedaj
Në ndërkohë vazhdonte të realizojë projektet e qeverisë paraprake të gjitha pa asnjë përjashtim.
Përjashtimi i vetëm ishte shtrimi asfaltit mbi asfalt apo mbi kubëza.
Ne filimet e tij Mytaher Haskuka, kur i kishte numrat në Kuvend, kur e kishte NISMË-n dhe LDK-në e nisi vajin në borgjet.
Tha 50 milion borgje mi kanë lënë…
E në fund që në vitin e parë e tëpruan mjetet…
I tepruan sepse nuk e nisi asnjë project të ri…Krejt çka bëri Myta ishin punë të vogla, ato punë që duhej të kryeheshin. Ndonjë shkollë diku e ndonjë kanalizim diku tjetër.
Kur ti mbledhim të gjitha punët që janë kryer del rezultati se Myta nuk ka kryer asgjë tjetër, pos tenderave që i ka dhënë për karrigë 999 Euro.
Menjëherë nisin aktakuzat kundër drejtorëve…
Disa për dhënie të pronës ashtu siç deshën këta kundërligjshëm, e disa të tjerë sepse disa ditë pasi ishte miratuar ligji për për trajtime të objekteve pa leje ia mësynë për rrënim Abi Çarshisë ndonëse në afat ishte bërë leja për legalizim të pjesë pa leje.
Viti pas viti Mytës do ti teprojë buxhetë i cili shkon në 30 milion euro.
Pandemia pati efekte të mira për pushtetin local. Një tender iu dha një biznesi të autopjesëve, e maskat dhe dezinfektuesi u blenë me çmime atronomike.
Tenderi e ndriqim publik është histori në vete milionësh ia dha të vetëve.
Semaforët nuk i punuan kurrë disa nuk i punojnë edhe sot e kësaj ditë, ndërsa ata që i rregulloi përmes tenderit të dyshimtë i lënë të lëvizin automobilat në disa drejtime. Edhe kët tender e fituan të “njofshëm”
Me bujë u përurua ndërtimi i shkollës së Muzikës e doli se kot gjithë ajo ceremoni.
Në ndërkohë ndodhi arrestimi i “trunit” të Komuës për tjetërsim të pronës. U arrestua zyrtari ligjor, bashkë me shumë të tjerë për vepra të ndryshme të kundërligjshme.
Në DKA nami u ba për katër vjet. S’la kush pa u punësuar me të njofshëm. U punësuan edhe vjehrat…
Drejtorët e DKA-së u ndëruan një pas një, ndërsa kjo e fundit e mban derën e mbyllur dhe nuk hynë kush aty. As mësimdhënësit hallexhinjë e as ndonjë palë.
80 përqind e drejtorëve aktual janë ushtrues detyre…
Arsimi u politizua skajshmërisht.
Një vit nuk e mbajtën “Zambakun…” e vitin tjetër u mësuan me vjedh.
Tri festival mbaheshin në kohë të qeverisë së kaluar me 20 mijë euro…Këta 60 mijë euro veç “Zambakun…”
Festivalin për fëmijë “Fluturat” nuk e majtën në asnjë edicion…
Pastaj e prish koalicionin njehërë me NISMË-n e pastaj me LDK-në dhe si e nisi e përfundoi mandatin duke vajtuar se s’po ia votojnë pikat e rendit të ditës.
Ngeli i vetëm edhe pa kuvedarët e partisë së tij, prandaj çka s’iu tha atyre…e edhe ata ia kthyen.
Thanë për asnjë vendim nuk na ke pyetur…
Ska pse i pyet Myta, i cili të gjitha vendimet i mori në kafe…e pranoi vetë sepse nuk kishte si ta pranonte se si turist që ishte nuk e merrte asnjë vendim vetë…
Shefja e kabinetit të tij ishte “kryetare”.
Ashtu siç nuk ishte kryetar…ashtu do të shkojë me 17 tetor…