INSPEKTORATI RRËNON DY OBJEKTE NË LAGJEN ” ARBANA”

Drejtoria e Inspektorateve në Prizren, të martën në lagjen ” Arbana”, ka rrënuar dy objekte në ndërtim e sipër.

Drejtori i Inspektorateve në Prizren, Edon Muçaj, i cili ka dal në vendngjarje gjatë aksionit për rrënimin e këtyre dy objekteve, tha se arsyeja e ekzekutimit të dhunshëm të rrënimit po realizohet pasi të dyja objektet nuk kanë pasur leje dhe se janë ndërtuar në pronën komunale, ndërsa ne kemi pritur të gjitha afatet ligjore të ankimimit nga investitori, të cilat janë refuzuar nga institucionet përkatëse, theksoi ai.

Drejtori Muçaj, më tej apeloi tek të gjithë banorët e komunës së Prizrenit që të mos ndërtojnë objekte pa leje përkatëse, ndërsa njoftoi se në Prokurorinë Themelore të Prizrenit tashmë janë ngritur 20 aktakuza për kësilloj veprime të paligjshme, si dhe shtoi se aksione të këtilla do të vijojnë ku janë realizuar ndërtime pa leje dhe ka uzurpim të pronës publike.

Gjatë realizimit të aksionit për rrënimin e këtyre objekteve, e pranishme në vendngjarje ka qenë edhe policia, ndërsa pronarët e objekteve nuk kanë dashur të flasin para kamerës./Televizioni I Prizrenit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *