Iskam Ukimeri: PDK, ka ofertën më të mirë, për qeverisjen e ardhshme

Gjatë tërë ditës sot, kam vizituar biznese të ndryshme në rrugën: Jusuf Gërvalla, në lagjen “Ortakoll”. Gjatë bashkëbisedimit korrekt me ta, të gjithë pronarët e bizneseve shprehën indinjatën e tyre të thellë, për këtë qeverisje, e cila nuk kishte asnjë alternativë, se si duhet të zhvillohet ekonomikisht qyteti ynë.

Ndërsa tek butiku “Trend Line” me pronarë Mentor dhe Agon Çollpani, të cilët nga viti 1996, kanë në pronësi biznesin e tyre familjar, ndalova për të blerë disa rroba.

Të gjithë pronarët e bizneseve pa dallim, shprehën mbështetje të parezervë, për ta votuar z. Shaqir Totaj për Kryetar të Prizrenit, si dhe mua me numër 4 në listën e PDK-së.

PDK, ka ofertën më të mirë, për qeverisjen e ardhshme, si dhe për krijimin e një ambienti të besueshëm dhe të favorshëm, në mënyrë që investitorët vendor dhe të huaj, të investojnë në komunën tonë dhe Prizreni të jetë model në Kosovë, për mënyrën e të bërit biznes.

#PDK177

#ShaqirTotaj

#BashkëpërPrizrenin

#IslamUkaj4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *