Islam Ukimeri: PDK do të ndërtoj stacion modern dhe do të ketë transport urban në të gjitha lagjet e qytetit
Anëtari i Kuvendit, Islam Ukimeri, njëherit kandidat për Kuvendin Komunal në zgjedhjet e 17 tetorit, bashkë me kryetarin në ardhje të Komunës së Prizrenit Shaqir Totajn kanë vizituar Stacionin e Autobusëve ku janë takuar me menaxhmentin. Gjatë këtij takimi shpalosën oferëtn politike të PDK-së.
Njoftimi i plotë:
Dje gjatë ditës, bashkë me Kryetarin në ardhje të Komunës z. Shaqir Totaj, si dhe anëtaren e Kryesisë së PDK-së znj.Luljeta Veselaj-Gutaj, takuam drejtorin dhe menaxhmentin në stacionin e autobusëve. Gjithashtu takuam edhe drejtues dhe anëtarë të shoqatës së transportuesve “Kosova e Lirë” në Prizren.
Gjatë këtij takimi ndër të tjera, ne shpalosëm edhe ofertën tonë politike për fushën e transportit urban, me theks të veçantë këto pika të programit, të punuar nga ekspert nga PDK:
1. Ridefinimin e trafikut urban;
2. Ndërtimin e një stacioni modern;
3. Transport urban në të gjitha lagjet e qytetit;
4. Transport urban më të shpeshtë nëpër lagje, si dhe
5. Vendparkime për autobusë, për marrje dhe lënie të udhëtarëve.
Partia Demokratike e Kosovës, ka ofertën dhe programin e saj më të mirë, për çështjen e transportit urban/publik.