Jasharaj: Janari do ta gjejë Kosovën me protesta e greva

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, edhe më tej po paralajmëron greva e protesta nëse nuk implementohet Ligji i Pagave.

Në tryezën e organizuar nga AAK, Jasharaj tha se frikësohen se arsimi dhe shëndetësia do të kthehen në një situatë të pakëndshme.

Ai tha se janari do ta gjejë Kosovën me protesta dhe greva nëse nuk takohen me krerët e shtetit e nuk diskutohet për Ligjin për Paga.

“SBASHK-u duke u gjendur në situatë të pakëndshme ka paralajmëruar veprime sindikale. Jemi në hall të madh, frikësohem që arsimi dhe shëndetësia do të kthehet në një situatë tepër të pakëndshme. SBASHK-u mund ta kuptojë pak kryeministrin Kurtin se ndoshta ka detyra tjera, por s’ka mundësi të kuptojë ministrin Murati i cili ka harruar se është edhe ministër i Punëve dhe Mirëqenies Sociale”, ka shtuar ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *