JAVA E VESHJEVE DIMËRORE!

Shoqata Humanitare “BEREQETI” dega në Prizren me rastin e afrimit të sezonit dimëror do të dhurojë falas 1.000 xhaketa për të rrituri dhe fëmijë të të dy gjinive.

Aksioni do të jetë i hapur nga data 09.11.2020 (e hënë) deri më datë 13.11.2020 (e premte) duke filluar nga ora 9:30 deri në ora 15:00 (mbajtja e maskës obligative).

Prandaj ftohen të gjitha familjet me kushte të rënda ekonomike që të paraqiten në zyret e Shoqatës Humanitare “BEREQETI” dega në Prizren e cila geindet afër Xhamisë Imam Ebu Hanife në rr. Fatmir Berisha.

Po ashtu ftohen njerëzit e vullnetit të mirë që ti bashkangjiten këti aksioni humanitar duke thuruar veshje dimërore.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren i falënderon bamirësit për bashkëpunimin me Shoqatën Humanitare “BEREQETI”.

“BEREQETI”

Dega Prizren 07.11.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *