Javën e ardhshme arrijnë në Kosovë vaksinat e blera nga Pfizeri

Më së largu deri javën e ardhshme në Kosovë, pritet të vijnë edhe dy kontingjente me vaksina, nga marrëveshja që Kosova e ka nënshkruar me Pfizer dhe nga asistenca e BE-së.

Kjo gjë është konfirmuar, nga Ministra e Shëndetësisë, teksa aktualisht në vend është duke u zhvilluar procesi i vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës.

“Javën tjetër, nëse jo edhe me herët, do të vijnë vaksina nga marrëveshja MSh-Pfizer, por edhe nga asistenca e Bashkimit Evropian për Kosovën me vaksina kundër COVID-19”, thuhet në përgjigjen e MSh-së.

E procesi i vaksinimit sipas MSh-së është duke vazhduar edhe me dhënien e dozës së dytë të vaksinës. Të pyetur se a kanë doza të mjaftueshme për të dhënë dozat e dyta, nga ministria që udhëhiqet nga Arben Vitia janë përgjigjur pozitivisht.

“Po, ka dhe secili që e ka marr dozën e parë e ka mundësinë që ta marr edhe dozën e dytë”, thuhet më tutje në përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *