Jeton Bytyçi: Mytaher Haskuka i dhunshëm si në opozitë si tani në pozitë!
Jeton Bytyçi I PDK thotë se Mytaher Haskuka është i dhunshëm si në opozitw se në pozitë.
Reagimi i plotw:
“Kryetari” i Komunës së Prizrenit, sot veproi sikur në kohën e regjimeve totalitare, i cili i largoi nga zyret e tyre, partitë politike të cilat veprojnë me aktivitete, tash e mbi 20 vite.
Mytaher Haskuka e vërtetoi atë, të cilën në vazhdimësi e kemi potencuar se vepron me: shantazhe, kërcënime dhe me veprime të dhunshme.
Veprimet e tija të turpshme, janë veprime të një politikani: amator, arrogant, injorant por edhe hipokrit, i cili ka për cak që ta ndal dhe ta shuaj zërin e arsyeshëm opozitar dhe përmes saj edhe t’i ndaloj së funksionuari në tërësi subjektet politike në Komunën e Prizrenit.
I ndihmuar edhe nga niveli qendror, të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka, po dëshmon se din të përdorë vetëm metoda: diktatoriale, komuniste dhe fashiste, që ngjajnë me sistemet e kaluara.
Mytaher Haskuka duhet të i thërret mendjes dhe menjëherë duhet që t’i ndaloj fomat e tilla të veprimit, sepse fundin do ta ketë shumë të keq.