Kandidatura e Kujtim Gashit po pritet mirë nga elektorati
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kujtim Gashi vazhdon punën e tij në terren.
Sipas tij, mobilizimi i bashkëpartiakëve të tij, janë rrugës për të qeverisur vendin, transmeton IndeksOnline.
“Mobilizim i anëtarësisë së gjërë, gjithandej vendit. #Rimëkëmbja dhe #HoxhajKryeministër janë rrugës për ta qeverisur vendin!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.