Kapen 150 kg djathë të padeklaruar në pikën kufitare në Vërmicë
Dogana e Kosovës njoftoi se në pikën kufitare Vërmicë janë kapur sasi të djathërave të padeklaruara dhe të fshehura.
Sipas njoftimit, njësitet antikontrabandaë të Doganës kanë ndaluar një autobus që qarkullonte në linjën Tiranë-Prishtinë, e kontrolli ka nisur pasi vozitësi i autobusit është shprehur se s’ka asgjë për të deklaruar.
Rreth 150 kilogramë djathë të llojeve të ndryshme thuhet se është me origjinë nga Italia.
“Gjatë këtij kontrolli është gjetur e fshehur dhe e padeklaruar një sasi e konsiderueshme e djathërave të ndryshme me origjinë nga Italia. Malli i padeklaruar është ndaluar, në total rreth 150 kg. Përveç tetimit të shmagies së taksave, këto produkte nuk kanë plotësuar kushtet higjienike të transportit dhe si të tilla mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.