Kapet në Vërmicë një “Land Rover” që ishte vjedhur vjet në Bullgari
Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka identifikuar një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, e cila ka rezultuar e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari.
Sipas njoftimit, vetura është konfiskuar.
“Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë;
Në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, në hyrje nga territori i Republikës së Shqipërisë, më 10.06.2022 rreth orës 22:05 vije vetura Land Rover me targa të Maqedonisë së Veriut e cila drejtohej nga: B.S., (viti i lindje 1970, shtetas i Maqedonisë së Veriut).
Kjo veturë është dërguar për kontrollim në ‘vijën e dytë’ dhe gjatë procedurave identifikuese e kontrolluese nga zyrtarë policorë të PK-së dhe zyrtarë nga FRONTEX-i të cilët janë me mision në Vërmicë, është ardhur në përfundim se vetura në fjalë rezulton e vjedhur në vitin 2021 në Bullgari.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti penal, është konfiskuar vetura dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt.