Kaq është vlera e dëmit të shkaktuar në fabrikën e mobilieve që u dogj sot në Prizren
Sot në periferi në Prizrenit, një fabrikë e mobilieve u kaplua nga flakët. Si pasojë e kësaj dy persona pësuan lëndime të lehta, mirëpo dëmi material i shkaktuar llogaritet të jetë mbi gjysmë milioni euro.
Kështu tha pronari i kësaj kompanie, Blerim Skeja.
“Në momentin që ka shpërthyer zjarri nuk kemi qenë duke punuar, meqë ishim duke montuar makinerinë e re”, është shprehur Skeja për Klan Kosovën.