Kastriot Krasniqi: Me qëllimin e përzgjedhjes së dostave, dështoi meritokracia
Me qëllimin e përzgjedhjes së dostave, dështoi meritokracia dhe gjithëpërfshirja lidhur me konstituimin e ekzekutivit në Prizren. Fatkeqësisht rajoni i Vërrinit, rajoni i Zhupës, nëndegët “Xhevat Berisha”, “Kongresi i Manastirit”, “UÇK”, “Lidhja e Prizrenit”, “Vëllezërit Stavileci”, Kurilla, Arbana, Jeta e re si dhe qendra e qytetit, mbetën pa përfaqësues në këtë ekzekutiv të dostave!
Po të ishte kështu, për dostat e tij të ekzekutivit, Shaqir Totaj sot do të ishte duke luajtur basket apo duke stërvitur në ndonjë palestër fitnesi, ndërsa pozitën të cilën sot e ka, do ta shihte vetëm në ëndërr.
Prej këtij njeriu mund të pritet gjithçka, madje edhe shkelja mbi vlerat të cilat është ndërtuar PDK-ja, sepse pozitat i janë falur e nuk i ka fituar me mund e sakrificë.
Me shumë respekt.KK