Kastriot Xh. Krasniqi: Pas konsultimeve dhe kërkesave të shumëta të të gjithë juve dhe strukturave jam i nominuar kandidat për Deputet

Katsriot Xh. Krasniqi njofton se është nominuar kandidatë për deputet nga radhët e PDK-së. Ai thotë pas konsultimeve dhe kërkesave të shumëta të të gjithë juve dhe strukturave jam i nominuar kandidat për Deputet.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, shok e familjar,

Për dy mandate në Kuvendin Komunal të Prizrenit, fal jush kam pasur nderin të jem zëri juaj.

Pas konsultimeve dhe kërkesave të shumëta të të gjithë juve dhe strukturave jam i nominuar kandidat për Deputet në zgjedhjet e 14 Shkurtit, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 92.

Për mua, ky kandidim është përgjegjësi në të njëjtën kohë me besimin juaj, është motiv që së bashku ti kalojmë sfidat që na presin përpara.

Na priftë e mbara!

#HoxhajKryeministër

#KastriotKrasniqi92

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *