Katër persona në Prizren përleshen mes veti pas një mosmarrëveshje në trafik
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pasi janë përleshur mes veti si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.
Dy nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar.
“Rr. Mulla Nura, Prizren 04.02.2022-23:30 Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmëni mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.