KEDS reagon pasi i sulmohen punëtorët në Prizren, njëri merr tretman mjekësor
KEDS-i ka reaguar pasi një ekipë e kësaj kompanie është sulmuar në Prizren derisa po kryente detyrën. Një nga punëtorët është trajtuar në spital dhe po e vazhdon shërimin në shtëpi, derisa policia po merret me ngjarjen.
“Një ekipë e KEDS-it është sulmuar dje në Prizren teksa po kryente detyrën zyrtare. Për rrjedhojë, një nga punëtorët tanë ka marrë lëndime trupore. Ai pas tretmanit mjekësor është duke u shëruar në shtëpi.
Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin.KEDS dënon fuqishëm këtë veprim, përderisa ne si kompani presim nga organet e rëndit dhe drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe ata që bëjnë veprime të tilla të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e KEDS-it.
“Rastet e tilla të cilat paraqesin pengesa të mëdha në kryerjen e detyrave për punëtorët tanë që kanë mision furnizimin me energji elektrike të qytetarëve të vendit.Secili punëtor yni është i përkushtuar të krejë detyrat e veta zyrtare, ndërsa presim nga të gjitha hallkat e shoqërisë që punëtorëve tanë t’ua lehtësojnë punën, pra të bashkëpunojnë për të gjitha cështjet që ndërlidhen me ta, kur dihet rëndësia jetike e furnizimit me energji elektrike për popullin, e sidomos ekonominë e Kosovës.Pra, KEDS kërkon nga secili konsumator që ti kryejë detyrat dhe obligimet e veta, në mënyrë që të mos afektohet sistemi, por ai të avancohet tutje si një e mirë e përbashkët. Kjo është rruga e vetme përmes së cilës mund të ecim përpara. Rastet e tilla paraqesin vetëm vështirësi, prandaj nuk guxojnë të përseritën më”, përfundon njoftimi.