Kemajl Gegollaj kandidat i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, me numrin 20

Kemajl Gegollaj është emër i ri në listën e LDK-së për Kuvendin Komunal.

Ka kryer Fakultetin e Edukimit në Univesitetin Ukshin Hoti në Prizren…

Eshtë njeri humanitar dhe bamirës.

Ka qenë krah drejtorit të Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi, si vullnetarë në shumë nisma bamirësie.

Angazhohet në të mirë të komunitetit në Zonën ku jeton dhe jo vetëm.

Është i sukseshëm në punë.

Është në numrin 20 në listën e LDK-së.

Në ditën kur e plotësoi formularin për kandidat shkroi në faqen e tij…

Bismil-lah ( në emër të Zotit );

Të dashur familjarë, miq dhe shoqëri gjithë ju ku jeni:

Dua të ju njoftoj se sot, në këtë ditë të bukur Xhumaje, kam nënshkruar formularin për certifikim të kandidatit, me ç’rast do të kandidoj për Asamble në zgjedhjet komunale të cilat mbahen më 17 Tetor 2021.

Nga secili prej jush, pa dallim, kërkoj mbështetje maksimale në këtë drejtim. Bashkë me ju, jam më i fortë në çdo aspekt!

Në rast të fitores, uroj të jem zë i pandalshëm i juaji në të mirën e përbashkët!

Për Lugishtën, për Hasin dhe për Prizrenin! ✌🏼✅

Kemajl Gegollaj, 13 Gusht 2021, Prizren.

Përndryshe, është kandidati më i ri në moshë prej kandidatëve nga Hasi, përfshirë kandidatët/et nga të gjitha partitë!

“Kryelartë vazhdoj të kërkoj mbështetjen tuaj, të secilit pa dallim!” thotë ai.

Siç duket nga postimet e tyre, ish Drejtori i Mirëqenies Sociale, Fejzë Kabashi është duke e përkrahur direkt dhe fuqishëm Gegollajn!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *