Kemajl Gegollaj: Rajoni i Hasit, me mungesë të shërbimeve shëndetësore!
Në rajonin e Hasit me 22.000 banorë (regj. 2011), që mund te ketë kaluar 30.000 tani, nuk ka shërbime të mjaftueshme shëndetësore për të mos thënë mungojnë fare.
Dy QMF-të në Romajë dhe Gjonaj punojnë me një ndrrim dhe gjithnjë 1 apo 2 orë para orës 16:00 doktori mungon (sepse ka për të udhëtuar). AMF-të në Kushnin, Krajk, Zym e Planeje , gjatë gjithë vitit mund të mos kenë pasur fare doktor ose në raste të caktuara paraqitet një (1) ditë në javë, e në disa dy(2) ditë, ndërsa për AMF-në në Lugishtë mbi 3.000 banorë (regj.2011), e shumë e shumë më tepër tani, as që kemi pse flasim për shërbime, atje kanë kaluar 3 vite e nuk punon fare dhe tashmë është plotësisht jashtë përdorimit. Ndërsa shërbimi Stomatologjik pothuajse është inegzistent. Ka kaluar muaji dhe Stomatolog nuk ka në Romajë, ashtu rrallë e me orar të shkurtuar në Gjonaj, ndërsa në vendet tjera as dhoma-ordinanca për Stomatolog nuk ka. Kësaj gjendjeje të rëndë që ndodhet në rajon dhe këtij keqmenaxhimi nga qeverisja e fundit në Prizren, duhet t’i vijë fundi me 17 Tetor të këtij viti.
LDK ka programin më të mirë dhe më praktik për ofrimin e shërbimve shëndetsore në këtë rajon të cilin Unë do t’a mbështes dhe këmbëngul të realizohet.
Do të jem zë i pandalshëm në këtë drejtim me qëllim që: QMF-të në Romajë dhe Gjonaj të punojnë me dy ndrrime dhe me të gjitha kapacitetet e shërbimet që ofron mjekësia primare në Republiken e Kosovës dhe një ekip kujdestarie 24 h, që mund të kordinohet me ditë ose javë, herë në Gjonaj e herë në Romajë…
Amf në Kushnin të funksionalizohet plotësisht, me shërbime të mjekësisë e infermierisë çdo ditë pune. AMF në Lugishtë të ndërtohet dhe funksionalizohet plotësisht me shërbime të mjekësisë e infermierisë çdo ditë pune. AMF në Krajk të ofrojë shërbime të mjekësisë e infermierisë çdo ditë pune.
AMF në Zym të ofrojë shërbime të mjekësisë e infermierisë çdo ditë pune.
AMF në Planejë të ofrojë shërbime të mjekësisë dhe infermierisë çdo ditë pune.
Të shihet se si dhe ku mund t’i ofrohen shërbimet banorëve të fshatit Mazrek e Kojush dhe fshatrat tjera ku mund të ofrohet sa më afër shërbimi!
Andaj, të dashur qytetarë, me Kryetar dhe me Drejtor nga LDK’ja, kjo gjendje menaxhohet e vihet në normalitet.
Kemajl Gegollaj,
20 .