Kemajl Gegollaj: Sot kam vizituar lagjen e harruar nga të gjitha pushtetet, lagjen “Mersel”, është për të ardhur keq se në çfarë gjendje
Sot kam vizituar lagjen e harruar nga të gjitha pushtetet, lagjen “Mersel”.
Është për të ardhur keq se në çfarë gjendje është shkolla e kësaj lagjeje. Rreth 20 nxënës të të gjitha gjeneratave vijojnë mësimet në një klasë të vetme. E papranushme për kohën e sotit, shumë keq.
Rruga “Shtigjet e UÇK” dhe rrugicat në këtë lagje nuk janë mbi 2km, por të gjitha të paasfaltuara.
Fëmijëve të kësaj lagjeje iu nevojitet një transport për tek shkolla e cila i plotëson kushtet, ndërsa për të tjerët mjafton rregullimi i infrastrukturës.
Për të dyja këto do të jem i zëshëm që të rregullohen brenda vitit të parë të qeverisjes së kryetarit Anton Quni.
#PërTëGjithë
LDK 160 ✔️
Kemajl Gegollaj 20 ✔️