Kërcënoi një person me mjet të mprehtë në Rahovec, i dyshuari përfundon në mbajtje
Policia e Kosvës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka publikuar raportin 24 orësh, ku janë bërë të ditura edhe rastet që janë raportuar gjatë kësaj periudhe kohore.
Në këtë raport bëhëe e ditur se në stacionin policor në komunën e Rahovecit, është raportuar që një person e ka e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë-thikë ankuesin mashkull kosovar.
“Është raportuar se një person e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë-thikë ankuesin mashkull kosovar. Lidhur me rastin, pas veprimeve te menjëhershme policore, i dyshuari mashkull kosovar është identifikuar dhe arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”