Këta janë numrat e partive në fletëvotim në zgjedhjet lokale të 17 tetorit
KQZ ka hedhur shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.
Nga shorti i tërhequr Lidhja Demokratike e Kosovës ka numrin 160 në fletëvotim ndërkaq Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me numrin 144 në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
PDK-ja do të garojë me numrin 177 në fletëvotim, ndërkaq Nisma Socialdemokrate me numrin 119.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë numrin 121 në fletëvotim.
Përshkak të gjendjes me pandeminë COVID-19, partitë opozitare kanë propozuar që fushata zgjedhore të shkurtohet në 10 ditë.