Këto janë produktet që janë shtrenjtuar në Kosovë
Qumështi, djathi e vezët janë 16.6% më shtrenjtë këtë vit në Kosovë krahasuar me vitin e kaluar
Edhe energjia elektrike këtë vit pësoi ngritje për 7.2 për qind në prill të këtij viti krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, sikurse drutë për zjarrë që janë më shtrenjtë këtë vit për 18.7 për qind.
Ndërsa, ulje të çmimeve vërehet vetëm tek karburantet me 0.6 për qind.
Këto të dhëna u publikuan nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.